Mobi Casa

UEFA s’do tifozët kosovarë në ndeshjen Shqipëri – Serbi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) i ka sugjeruar Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos shesë bileta për tifozët kosovarë për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

UEFA një sugjerim të tillë e ka bërë përmes një letre që ka dërguar në FSHF, ka mësuar të martën gazeta tiranase “Panorama Sport” nga burime të saj brenda Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF-ja zyrtarisht nuk ka konfirmuar marrjen e një letre të tillë.

RCCOLA

UEFA ka bërë këtë sugjerim për të zvogëluar gjasat për incidente të mundshme në ndeshjen që luhet më 8 tetor të vitit 2015, në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2016”. Shqipëria e Serbia janë pjesë e Grupit I. Për herë të parë do të përballen mes vete në ndeshje eliminatore.