United Hospital

UEFA “nxjerr” 11-shen e Shqipërisë për Evropian

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Saktësisht dhjetë muaj para se të nisë “Euro 2016”, UEFA ka publikuar analizën e re lidhur me Kampionatin evropian të futbollit që mbahet në Francë. UEFA të enjten ka paraqitur përbërjet startuese të mundshme për EURO 2016, të të gjitha përfaqësueseve pjesëmarrëse.

Shorti për “Euro 2016” tërhiqet të shtunën, ndërsa kampionati mbahet prej 10 qershorit deri më 10 korrik të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore. Për herë të parë pjesë e evropianit është edhe Kombëtarja e Shqipërisë që bën pjesë në vazon e katërt për shortin e së shtunës.

Për Shqipërinë, UEFA ka parashikuar një përbërje të pritur. Portën ia ka besuar Etrit Berishës që ishte i pazëvendësueshëm në eliminatore. Para tij në mbrojtje i ka vendosur Elseid Hysajn në krahun e djathtë, Lorik Canën e Mërgim Mavrajn në qendër dhe Ansi Agollin në krahun e majtë të mbrojtjes.

United Hospital

UEFA ka parashikuar se vendosja në fushë e Shqipërisë në Francë do të jetë në sistemin 4-2-3-1. Para mbrojtjes, si mesfushor defansiv i ka parashikuar Taulant Xhakën e Burim Kukelin, ndërsa para tij në vijën ofensive të mesfushës Konfederata evropiane i ka vendosur Amir Abrashin në mes, Odise Roshin në krahun e djathtë dhe Ermir Lenjanin në të majtë. Si sulmues tipik në formacionin e Shqipërisë është parashikuar Sokol Çikalleshi.

http://koha.net/?id=6&l=88468

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.