Uji Dea

Udhëtimi pa viza ka filluar, zyrtarët në Bruksel i tregojnë kushtet e hyrjes në Schengen

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga 1 janari 2024 kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Schengen, përjashtuar Spanjën.

Heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës Bashkimi Europian në fillim e lidhi me funksionalizimin e sistemit ETIAS.Ky sistem parashihet që të mundësojë verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Meqë ky sistem u vonua të funksionalizohet, kosovarët s’u penalizuan më tepër. Por derisa ky sistem s’është aktiv, a do t’iu duhet kosovarëve të dëshmojnë një pasqyrë financiare dhe qëllimet mbi udhëtimin?Këtë çështje e ka shpjeguar për Gazetën Express zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e brendshme, Anitta Hipper.

GRANDEMALL

“Mbajtësit e pasaportës së Kosovës tani mund të udhëtojnë në BE pa vizë për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Marrëveshja e arritur parashikonte që liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë efektiv me hyrjen në veprim të ETIAS dhe gjithsesi jo më vonë se 1 janari 2024. Tani ndodhi kështu”, tha Hipper, e cila listoi edhe kriteret që duhet plotësuar për të hyrë në zonën Schengen.

Për qëndrime jo më shumë se 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, kushtet e hyrjes janë si më poshtë:(a) posedimi i një dokumenti të vlefshëm udhëtimi ose dokumente që i autorizojnë ata të kalojnë kufirin;(b) justifikimin e qëllimit dhe kushteve të qëndrimit të planifikuar, duke pasur mjete të mjaftueshme për periudhën e qëndrimit, si për kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar ashtu edhe për kthimin;(c) të mos jetë person për të cilin është lëshuar një sinjalizim në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) për qëllime të refuzimit të hyrjes;(d) të mos konsiderohet si një kërcënim për politikën publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare, veçanërisht kur asnjë sinjalizim nuk është lëshuar në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare për qëllimet e refuzimi i hyrjes për të njëjtat arsye.Më 1 janar, kryeministri Albin Kurti shkoi në Aeroportin “Adem Jashari” ku u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë në kuadër të të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Gjatë ceremonisë në Aeroportin e Prishtinës, Kurti u kërkoi qytetarëve që udhëtojnë pa viza që të respektojnë kërkesat dhe kriteret, “sepse kështu respektojmë dhe lartësojmë shtetin tonë”.“Andaj, ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si t’ia fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive të qytetarëve tanë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi. Prandaj, kjo është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen”, tha Kurti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.