Osmani: Forcimi i partneritetit me Turqinë, përkushtim i përbashkët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Presidentja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se “Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”. /Telegrafi/