Eko Higjiena

UBT kërkon që universitetet e Kosovës të mos rangohen në Webometrics si pjesë e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Organizata spanjolle Webometrics sërish ka prezantuar, vlerësuar dhe ranguar universitetet publike dhe private të Kosovës nën ombrellën e Serbisë, gjë për të cilën UBT reagon dhe kërkon nga institucionet përkatëse të marrin hapa konkretë dhe seriozë lidhur me këtë çështje.

Rangimi i universiteteve publike dhe private të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet nga organizata të cilat fillimisht e njohin Kosovën si shtet, pasi që Webometric operon në Spanjë, shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Kërkojmë që rangimi i universiteteve publike dhe private të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe të bëhet nga organizata të besueshme, pra një proces i tillë duhet të bëhet konform standardeve botërore. Njëherësh, kërkojmë që autoritetet vendore të punojnë që institucionet arsimore të Kosovës të jenë pjesë e rangimeve botërore ”, thuhet në reagimin e UBT-së.

UBT është institucion që tash e gati 20 vjet ka punuar në krijimin e rreth 500 partneriteteve ndërkombëtare, gjithnjë duke u paraqitur si institucion që vepron në Kosovë, njëherësh ka përfaqësuar vendin në gara dhe konferenca në mbarë botën nën flamurin e Kosovës. Andaj, kërkojmë që simbolet shtetërore të respektohen nga mekanizmat dhe asociacionet ndërkombëtare dhe që sistemi i arsimit të mos ngatërrohet me çështjet politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.