Eko Higjiena

UBT ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Quality in Blended Learning”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe Krenare Pireva, ligjëruese në UBT, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Quality in Blended Learning”, të mbajtur në Ëinerneustadt të Austrisë.

Gjatë kësaj Konference, e cila është oorganizuar në kuadër të projektit Evropian “Blended Learning”, në bashkëpunim me partnerët e shteteve nga Evropa si nga Austria, Finlanda, Portugalia, Spanja, Italia, Holanda, Greqia dhe Kroacia, përfaqësuesit e UBT-së, u paraqitën me dy punime të tyre shkencore si: Edmond Hajrizi, me punimin “Institutional and Program (blended learning) Quality Management System Design and Evaluation”, kurse Krenare Pireva “The impact of appropriate LMSs to learners”.

Hidromorava

Punimet e paraqitura nga përfaqësuesit e UBT-së, nga ana e pjesëmarrësve të konferencës përveç që janë pritur shumë mirë gjithashtu u vlerësuan edhe si të nivelit të lartë.

Përveç pjesëmarrjes në konferencë, Hajrizi, zhvilloi edhe një sërë takimesh me përfaqësues në shtetet e cekura si më lartë, më të cilët bisedoj për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe atë universitar e më tej./rajonipress/