Eko Higjiena

UBT bëhet anëtar me të drejta të plota në AESOP

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Pas një procedure aplikimi të suksesshëm dhe pas marrjes së letrës së konfirmimit dërguar presidentit të UBT-së, Edmond Hajrizi, UBT ka nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftoj se tashmë është anëtare me të drejta të plota pranë Asociacionit të Shkollave Evropiane të Planifikimit (AESOP).

AESOP, është një asociacion ndërkombëtar prestigjioz në fushën e planifikimit dhe i vetmi asociacion që përfaqëson shkollat e planifikimit në Evropë. AESOP ka një rol lideri në organizimin e debateve dhe iniciative në lidhje me edukimin dhe kualifikimin në planifikim. Gjithashtu AESOP promovon agjendën e saj me profesionist, politikan dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në të gjithë Evropën.

UBT tashmë radhitet ndër anëtarët e rregullt dhe me të drejta të plota, duke qenë i vetmi institucion arsimor nga Republika e Kosovës anëtar i këtij asociacioni.

ARKATANA

Tashmë studentët dhe akademikët e UBT-së, kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në kongreset vjetore në nivele rajonale dhe evropiane, shkollat verore për planifikim, trajnime etj.

Anëtarësimi në AESOP shton radhën e sukseseve të UBT si dhe shton mundësitë për kualifikim të profesionistëve të rinj që diplomohen çdo vit pranë UBT./rajonipress/