U vlerësua me notë të lartë, Mitaj i lumtur me kualifikimin: Dhamë gjithçka në fushë!
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, zhvilloi një ndeshje të mirë mbrëmë me fanellën e Al-Ittihadit.
Mitaj luajti deri në minutën e 106-të, pasi ndeshja shkoi në vazhdime dhe skuadra e tij mposhti Al Hilalin pas penalltive, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, Mitaj është shprehur tejet i lumtur me skuadrën e tij.
“Jemi në rundin tjetër. Një punë e mirë e gjithëve. Ne dhamë gjithçka deri në fund. Faleminderit për mbështetjen e mahnitshme”, ka shkruar Mitaj
Në faqen e “Flashscore”, Mitaj u vlerësua me notën 7.1./Indeksonline/