Hidromorava

U promovua libri “Never forget – Mos harro kurrë” i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen për nderë të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot u promovua libri “NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999), të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Në emër të institucioneve komunale të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, i cili ka vlerësuar lartë kontributin e autorëve për të përmbledhur në këtë libër, realitetin e hidhur të popullit shqiptarë gjatë viteve 1844-1999.

Ndërsa autori i librit Nusret Pllana, tha se këto vepra janë në funksion të mos harresës së vuajtjeve të popullit shqiptarë ndër vite.

ARKATANA

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Qemajl Rexhepi, i cili tha se zëri i Nusret Pllanës, ishte jehonë e lirisë si dhe mobilizim për liri e atdhe.

Me këtë rast, Nusret Pllana u nderua me një mirënjohje nga institucionet komunale të Vitisë, dhe në fund u shfaq edhe filmi dokumentarë i metrazhit të shkurtër “Kush i vret fëmijët?!”, të producentëve Nusret Pllana e Esat Shala./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.