Uji Dea

U pezullua kryetari, por jo nënkryetarët e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjykata Kushtetuese, ka hapur dilema me rastin e marrjes së masës së përkohshme nëpërmjet të cilës e ka obliguar Kuvendin e Kosovës që ta pezullojë vendimin për zgjedhjen e Isa Mustafës, kyeparlamentar, të votuar nga 83 deputetë me 17 korrik.

Ajo nuk ka qartësuar nëse vendimi vlen edhe për Glauk Konjucën dhe Duda Baljen, të cilët janë zgjedhur në pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit.

Uji Dea

Gjykata e ka specifikuar vetëm vendimin me numër 05-V-001, por jo edhe vendimet që atë ditë janë portokoluar me numra të tjerë, 002 e 003. Tribuna ka mësuar se administrata e Kuvendit, për ketë cështje ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese, por se kjo e fundit nuk i është përgjigjur.

Në fakt, administrata e Kuvendit ka dashur të dijë edhe nëse pezullimi i vendimit të emërimit të Mustafës në krye të Kuvendit, nënkupton edhe kthimin në fuqi të Kryesisë së vjetër. Kjo për arsye, të shmangies së vakuumit institucional. Gazeta ka insistuar të marrë një përgjigje nga sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi lidhur me adresimin që pretendohet ta ketë bërë në Kushtetuese, por ai ka refuzuar të flasë, me arsyetimin se tash duhet pritur vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.