ARKATANA

“Kujna me i dhanë llogari, hajnave a?”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti i tanishëm po e shpërfillë ligjin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Dukagjin Gorani u bëri thirrje partive opozitare për të dalë “nga çarku i moralizimeve historike e politike të cilat nuk po ofrojnë zgjidhje”.

Sipas Goranit, sot “është normalizu me thënë kujna i jep llogari, hajnave a?”. Ai tha është harru detyrimi që duhet dhënë llogari ligjit dhe Kushtetutës.

ARKATANA

“Ne jemi ardhë në një situatë që llogaridhënia është shndërru në çështje morale, sot unë dëgjoj fjalë që vijnë prej partisë që vijnë në pushtet dhe përfaqësuesve tanë shtetërorë që thonë kujna me i dhanë llogari – këtyre që kanë vjedhë 20 vjet? Dmth nuk bëhet fjalë nëse ke thy ose s’ke thy ligj, është harru detyrimi që ti i jep llogaridhënie ligjit dhe kushtetutës, nuk i jep llogari njerëzve”, tha Gorani në Pressing.

“Sot është normalizu me thënë kujna i jep llogari, hajnave a? Atyre që e kanë zhvatë vendin 20 vjet a? Pra format e tilla fundamentalisht primitive janë bo pjesë e diskursit shtetëror. Kjo nuk mendoj që luftohet me fjalor të njejtë e as me moralizimin se ne jemi më të mirë e më të ndershëm, meqenëse krejt Kosova e morën vesh për njëri-tjetrin çka jem… Sigurt nuk mundet me të ofru shpëtim vazhdimi i logjikës së njejtë…”, u shpreh Gorani.