U ndalua për një kundërvajtje në komunikacion, gjatë kontrollit i gjendet një armë pa leje

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti patrullues nga stacioni policor në Gjilan mbrëmë, në një pikë kontrolli, ka ndaluar veturën me targa 04 për shkelje të rregullave në komunikacion, ku ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba përkatëse. Derisa patrulla policore ishte duke u marr me vozitësin bashkudhëtari i cili gjendej në veturë u shmangë duke hyrë në një lokal të afërt dhe në tualetin e tij ka tentuar për ta fshehur një pistolete Roger me 8 copë fishekë të kalibrit 5.27 x 28 e cila ishte pronë e vozitësit B.I.
I njëjti është hetuar nga patrulla policore ku është konfiskuar arma dhe municioni.
Gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një Sprej “CO2” si dhe një pistoletë – shkrepës e plastikës (emitim sikur armë e vërtet), të cilat janë konfiskuar nga policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti iniciohet si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Të dyshimtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, kurse rasti dërgohet në prokurori njoftoi Ismet Hashani zëdhënës i policisë Rajonale në Gjilan./rajonipress/