ARKATANA

U mbajt Manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, në Grykën e Karadakut, në hapësirat e restorant Dunav -it, u mbajt “Trekëndëshi poetik i paqes”, si manifestim tashmë tradicional dhe i konceptuar për ta shënuar Ditën e Lirisë së Kosovës dhe, Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Krijues e artdashës, nga hapësira e këtij trekëndëshi kufitar, në të cilat shtrihen dhe tri qytete si Gjilani, Kumanova e Presheva, bashkë dhe me krijues nga treva tjera shqiptare, u mblodhën për të nderuar përmes vlerave poetike gjithë atë kontribut kombëtar e ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës, e këtë herë edhe jetën e veprën e shkrimtarit gjilanas, Beqir Musliut, në 25 vjetorin e kalimit të tij në amshim.

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport e Gjilanit, Deniza Limani, në fjalën e saj të rastit, kujtoi këtë datë të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës, duke i përgëzuar krijuesit e pranishëm në këtë Manifestim për kujdesin ndaj këtyre datave dhe përkushtimeve si dhe afirmimin e po këtyre vlerave esenciale njerëzore e kombëtare përmes artit letrar.

“Ju do ta keni përherë mbështetjen e institucioneve komunale të Gjilanit si dhe të kryetarit të Komunës, sepse jo vetëm po krijoni vlera, po edhe po i afroni krijuesit e rajonit si dhe bashkërisht po i afirmoni vlerat tona letrare e kulturore, dhe ne këtë e çmojmë. Por, edhe po i përkujtoni emrat më të rëndësishëm të letrave tona, siç ishte vitin e kaluar Mirko Gashi e kësaj here shkrimtari Beqir Musliu”, u shpreh para dhjetëra krijuesve, Limani.

Ajo i njoftoi të pranishmit edhe me veprimtaritë tjera komunale me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

Shkrimtari Sabit Rrustemi, në emër të Ars Clubit dhe Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, në fjalën e tij, u përqendrua te rëndësia e këtij Manifestimi, jo vetëm për hapësirat e këtij trekëndëshi kufitar që lidhë tri shtete sot, por edhe të tjerat rreth tyre si dhe ndikimin integrues e afirmues të vlerave letrare e kulturore gjatë këtyre 11 edicioneve të deritashme.

Më pas, shkrimtari i njohur Shaip Beqiri, njëri nga miqtë më të afërt të Beqir Musliut, i cili qe tri dekada jeton e vepron në Zvicër, foli gjerë e gjatë për angazhimin intelektual e letrar të Beqir Musliut, veçmas në fushën e letërsisë, në poezi, prozë e dramë, duke e cilësuar emrin e tij si njërin nga “gjigantët” e letërsisë sonë.

Beqiri, gjithashtu, e potencoi faktin se Beqir Musliu ishte i pari shkrimtar shqiptar që i kushtoi një kurorë sonetike Skënderbeut, në 500 vjetorin e vdekjes së tij, po, afërsisht në të njëjtën kohë ( 1968 – 1971) një kurorë sonetike ia kushtoi edhe poetit të martirizuar, Fazli Grajçevcit, që gjithashtu flet edhe për një guxim të madh krijues e atdhetar të këtij emri, nga më emblematikët në letërsinë shqipe.

ARKATANA

Edhe poetët e kritikët letrarë, Nexhat Rexha e Arsim Halili, shtjelluan e vlerësuan dy kurora sonetike të Beqir Musliut, “Pluhur Ashtëror” e “Vdekja e poetit”, duke i vu në pah aftësitë poetike të këtij shkrimtari me nam.

Rreth dy botimeve të reja që u prezantuan në këtë Manifestim dhe që lidheshin pikërisht me përmbajtjen e sivjetme të këtij edicioni, si revista “Trekëndëshi Poetik” dhe “Në peshoren e vlerësimit letrar”, vepër me shkrime e vlerësime për krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, foli studiuesi i mirënjohur i letërsisë, shkrimtari Anton Nikë Berisha.

Në ndërmjetëza, artistët e skenës, veterani Luan Daka dhe e reja Elenë Hajdari, deklamuan fragmente nga krijimtaria e bollshme e Beqir Musliut.

Ndërsa dhe poetët Nehas Sopaj, Sarë Gjergji, Mehmetali Rexhepi, Xeladin Mjeku, Izet Abdyli e Alketë Spahiu, lexuan përkushtime poetike për Beqir Musliun apo dhe poezi nga opusi i gjerë i tij.

Në Orën poetike të këtij Manifestimi që titullohet, “Koha e poezisë”, të cilën gjithashtu e moderoi artistja e skenës, Xhezide Selimi, me krijimet e tyre poetike u paraqitën edhe, Bujar Salihu, Adem Gashi, Ramadan Mehmeti, Sabile Basha-Keqmezi, Prend Buzhala, Afrim Demiri, Fatos Rushiti, Sulejman Dërmaku, Biser Mehmeti, Selvete Abdullahu, Sunaj Raimi, Selajdin Shabani, Baki Krasniqi, Nazmije Hasani, Demush Mehmeti e Musa Ahmeti.

Manifestimi, që u organizua nga Ars Clubi dhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, u mbështet në masë edhe nga Komuna e Gjilanit, derisa pritet mbështetje edhe nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.