U mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e qytetit të Vitisë

Viti – Komuna e Vitisë gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur një diskutim publik me banorët e qytetit të Vitisë lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025. Ndonëse numri i pjesëmarrësve në këtë takim ishte i vogël përfaqësuesit komunal kanë paraqitur buxhetin e paraparë për vitin në vijim dhe kanë kërkuar nga qytetarët të parashtrojnë kërkesat e tyre.

Në takim pjesëmarrësit kërkuan që të asfaltohen disa akse rruge si në rrugën “Ylvi Demiri” dhe të vendoset ndriçimi publik.

Gjithashtu u kërkua që biblioteka e qytetit “Ramadan Musliu” në Viti të bëhet me ngrohje qendrore për lexuesit e saj.

Përndryshe sot do të mbahet edhe diskutimi i fundit publik për planifikimin e buxhetit komunal dhe atë me komunitetin jo shumicë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS