Uji Dea

U konfirmohet aktakuza dy grupeve rivale muzikore

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan është konfirmuar aktakuza ndaj Ardijan Xhaferit, Besnik Fejzullahut dhe Burim Osmanit që të tre të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuza është konfirmuar tek gjykatësi Ilmi Dalipi. Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Arben Kadriu Ardijan Xhaferi e Besnik Fejzuallahu dyshohen se më 15 qershor 2012 në lagjen Dardania me paramendim dhe me dashje kanë tentuar që të privojnë nga jeta Burim Osmanin.

Sipas aktakuzës Ardijani ka qenë i pajisur me revole të panjohur i cili është vërsulur në drejtim të Burim Osmanit, duke shtënë disa herë në drejtim të tij, duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë prezent.

Ardijan Xhaferi me profesion këngëtar i grupit muzikor “E7” dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Kurse Besnik Fejzullahu dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”

I pandehuri Burim Osmani me nofkën “Duda”, me profesion këngëtar i grupit muzikor “Double G”, pas konfliktit fizik që ka pasur me të pandehurin Ardijan Xhaferi e Besnik Fejzullahu ka tentuar që t`i privojë nga jeta të njëjtit. Osmani me revolen e tij “M-57” ka shtënë disa herë në drejtim të Xhaferit e Fejzullahut, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë. Një nga predhat e Osmanit e ka goditur në gjoks shkarazi Besnik Fejzullahun.

Uji Dea

Duda (Osmani) dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ”mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale tjetër ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe sitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Edhe Besnik Fejzullahu dyshohet se derisa i pandehuri Ardijan Xhaferi ka tentuar ta privon nga jeta të pandehurin Burim Osmanin, i njëjti ka marrë pjesë aktive në rrahje duke e goditur të pandehurin Burim Osmanin.

Ndryshe që të tre ndodhen në paraburgim që nga data 15-18 qershor 2012. Pos shtatë dëshmitarëve që pritet të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor, janë paraparë edhe prova shtesë, raporti i ekspertizës së armëve, skicat nga vendi i ngjarjes etj.

Nga dosja dhe të dhënat në aktakuzë rezulton që të tre të pandehurit janë të gjykuar edhe për vepra të tjera penale./rajonipress/