FITORJA

U bë pranim – dorëzimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Jennifer Ober – drejtoreshë e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, me ç’rast në mënyrë protokollare ajo i ka dorëzuar kryetarit Haliti, Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

Haliti, fillimisht ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë dhe me këtë rast, ai theksoi se ky plan është shumë i rëndësishëm dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe gjithë përfshirjen në ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët tanë, në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

FIDANISHTJA

Përndryshe, përmes këtij bashkëpunimi, do të punohet në: Rritjen e kapaciteteve të stafit, përmirësimin e infrastrukturës, avancimin e teknologjisë për një ofrim më të lehtë të shërbimeve, dhe prioritizimin e të drejtës së trashëgimisë për grupet e përjashtuara shoqërore, veçanërisht gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar për të siguruar që shërbimet kadastrale të jenë të pranueshme dhe të barabarta për të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.