RCCOLA

Turqit premtojnë stadium ndihmës për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka pritur sot në një takim nënkryetarin e klubit turk Bursaspor, Ayhan Barisici me të cilin ka biseduar rreth nënshkrimit të marrëveshjes së sotme të mirëkuptimit mes KF Drita dhe Bursaspor.

Nënkryetari i Bursasportit, poashtu e njoftoi zonjën Bunjaku Rexhepi për investimin që ata do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunën e Yildeirim për ndërtimin e stadiumit të futbollit në dimensionet 90 me 70 metra, i cili do të shfrytëzohet për stërvitje të klubeve gjilanase.

UBT

Kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, e ka falënderuar në emër të kryetarit Haziri z. Barisici për investimet e klubit Bursaspor në Gjilan, duke thënë se ndërtimi i këtij stadiumi do të jetë një ndihmesë e madhe për klubet gjilanase.

“Në emër të kryetarit Haziri ju falënderoj shumë për ndihmën tuaj për ndërtimin e këtij stadiumit ndihmës. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj klubit Bursaspor pasi me këtë investim do të bëhet shumë më e lehtë puna për klubet në Gjilan. Ne si Komunë do ta përcaktojmë lokacionin dhe do t’i kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme gjatë ditëve në vazhdim. Shpresoj shumë që bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi./rajonipress/