Turp për BE-në që e mban të mbyllur popullin e Kosovës

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të ketë turp që popullin e Kosovës e lë të izoluar.“Është turp dhe padrejtësi që BE mban mbyllur atje brenda një popull që është i vetmi popull në Europë që nuk lëvizë dot pa vizë”, tha Rama në emisionin televiziv përballë kryeministrit serb Alekasandar Vuçiq.

Vuçiq: Nuk shoh problem mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (Video)

“Shqipëria dhe Serbia po bëjnë shumë për Ballkanin”, kështu e ka vlerësuar përpjekjen e përbashkët të dy vendeve, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në Ballkan, Kryeministri Edi Rama, në nisje të debatit televiziv me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë debatit, dy liderët u zotuan se do të bëjnë më të mirën për të rinjtë dhe se do të forcojnë bashkëpunimin për përshpejtimin e integrimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve për projektet e përbashkëta rajonale të paraqitura në Samitin e Vjenës më 27 gusht.

Kryeministri serb, thotë se në Bruksel nuk bëhet dialog mes Kosovës dhe Serbisë por mes Beogradit dhe Prishtinës. Thotë se është e rëndësishme që po ndodhë dialogu dhe thotë se nuk sheh asnjë problem mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
“Ne po bisedojmë me Prishtinën. Jo me Kosovën, ata thonë se po bisedojnë Kosova dhe Serbia.Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë marrëveshje të mira për asnjërën palë. Rama onsideron se Kosova është e pavarur. Ne serbët konsiderojmë gjëra krejtësisht ndryshe. Unë nuk po shoh problem të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, thotë Vuçiq.

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria dhe Serbia ndodhen në një moment krejt tjetër, krahasuar me vitin e kaluar.

“Po punojmë që nga suksesi politik të kalojmë në suksesin ekonomik. Sigurisht që as Shqipëria as Serbia dhe as Ballkani nuk mund të bëhen nesër Gjermani apo Francë por është e rëndësishme që jemi në një situatë krejtësisht të re, krahasuar me një vit më parë. Një vit më parë, e mbani mend ndeshjen e futbollit. Më datën 3 do të jetë ndeshja e kthimit. Zyra e të Rinjve do të jetë prezente dhe ne do ftojmë një numër të rinjsh që do ftohen me të rinjtë shqiptarë që bashkarisht do shkojnë në stadium, për të sjellë shembullin e momentit transformues. Tani jemi duke diskutuar për gjëra që deri para një viti nuk kemi diskutuar”, thotë Edi Rama.

Ndërkaq Vuçiq ka bërë të ditur se Rama e ka ftuar në ndeshjen kthyese mes Serbisë dhe Shqipërisë më 8 tetor në Elbasan. Thotë se do të shkojë, nëse nuk ka ndonjë punë më të rëndësishme.

Vuçiq thotë se në Elbasan do të jetë me shallin serb.

“Shpresoj se nuk do të ndodhë”, thotë Vuçiq, kur pyetet nëse parashihet ndonjë ngjarje si “droni” në Serbi.

“ Por do të them që Rama më ka ftuar në atë ndeshje. Unë nëse nuk kam ndonjë punë do të shkoj në Elbasan me shallin serb”, vazhdon Vuçiq.

Rama dhe VuAiq në debatin televiziv: Nuk është vonë për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiq, sërish janë përballur me njëri-tjetrin, por kësaj here në një debat televiziv. Ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Fqinjësi” në Vjenë.

Uji Dea

Fillimisht kanë folur se a është vonë që të vendosen marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve. Të dy pajtohen se është vonë, por se “më mirë vonë se kurrë”.

Të dy kryeministrat thanë se nuk është vonë që shqiptarët dhe serbët të fillojnë ta bëjnë atë që është dashur ta bëjnë shumë vite më parë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi pse një debat mes një politikani kryesor serb dhe një shqiptar nuk është zhvilluar 25 vjet më parë. Por lë të kuptohet se edhe pas 25 vjetësh, është më mirë “vonë se kurrë”.

“Kemi mjaftueshëm përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi për 25 vjet më parë”, thotë veç tjerash Rama.

Edhe Vuçiq pajtohet se debati do të ishte mirë të ndodhte më parë, por se nuk duhet të “jetojmë me të kaluarën”.

“Do të ishte mirë po të kishim biseduar më parë, por nuk kam aspak problem që një pjesë të fajit edhe ta pranoj. Pse po e them këtë, sepse e di që ka edhe në Shqipëri i thonë Ramës se nuk është dashur të udhëheq një politikë të tillë. Edhe mua në Serbi mund të më thonë kështu. Tani do të punojmë në një mënyrë tjetër, duke respektuar ata dhe popullin tonë. Unë kam qenë dhe mbetem serb krenr, ashtu si Rama që do të jetë shqiptar krenar”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq vlerësoi autostradën Nish-Prishtinë-Durrës duke u shprehur se është një projekt për të cilin është punuar shumë.

I pyetur si mund të stimulohen të rinjtë e rajonit për të arritur tregun e punës, ai tha se ata duhet të edukohen me sipërmarrjen e lirë, por njëherësh duket një reformim i legjislacionit të punës dhe ndërlidhje e tregut të punës dhe shkollimit.

Ndërsa Vuçiq u shpreh që në nisje se e pranon që serbët kanë pasur qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

“Besoj se vazhdoj ta kenë. Që të mos jetë më kjo, ne duhet të njihemi. Nëse dikush se kjo nuk është arsye e mjaftueshme, që të fillojmë të bashkëpunojmë, ai nuk e kupton të ardhen dhe do të vdesë me pikëpamjet naive në të kaluarën”, theksoi Vuçiq, i cili e quajti Ramën një lider botëror, ndërsa veten e tij një lider lokal.

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një debat gjatë Samitit dyditor të Vjenës, i cili po transmetohet sot për herë të parë për publikun.

Debati i regjistruar në emisionin Okruzenje (Fqinjësi) ka nisur të transmetohet në orën 21:00 në TVSH, si dhe njëherësh në televizionet e rajonit.