Uji Dea

Tronditje: E mitura u abuzua nga punonjës të shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot me rrëfimin tragjik të 16 vjeçares jemi të gjithë në dhembje kombëtare e qytetare. Denoncimi, si apel i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës, si thirrje bashkëpunimi në mes qytetarëve dhe policisë, si vlerë e lartë civilizuese e demokratike, u thye keq dhe me pasoja afatgjate në shumë drejtime ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Vajza e mitur, denoncoi abuzimin e mësimdhënësit, aty ku do të gjente mbrojtje, dhe në vend se denoncimi të bëhej model i qytetarisë dhe mbrojtje për viktimën e ndëshkim për abuzuesin, e mitura iu nënshtrua një hetuesi po ashtu abuzues, edhe më të rëndë. Ky rast e dëmton rëndë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve arsimore e policore, por edhe dëmton një nga vlerat më humane: respektimin e të drejtave, integritetit dhe dinjitetit të njeriut. I bëj apel drejtësisë, që fajtorët të marrin dënimin meritor; viktima të trajtohet tash e tutje me përkrahje maksimale nga shteti, duke i ofruar ndihmën për gjithçka dhe duke e trajtuar si “denoncuese heroinë”.

UBT

E mitura u abuzua nga punonjës të shtetit dhe drejtësia duhet të vihet në vend deri në maksimum. Shteti duhet t’i jap drejtësi të plotë dhe të menjëhershme këtij rasti tragjik. Bëj apel kudo që denoncimet heroike që i bëri e mitura, të vazhdojnë, si dhe keqbërësit të jenë në burg pa asnjë dhembje ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.