Eko Higjiena

Tribunali synon krerët e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Disa raste për shkelje të rregullave të luftës nga ish-pjesëtarë të UÇK-së janë hetuar nga Tribunali i Hagës por asnjëherë nuk kanë përfunduar në raste gjyqësore si rezultat i mungesës së provave. Provat, sidomos, kanë munguar në adresimin e përgjegjësisë komanduese brenda ish-gueriles kosovare. Duke mos u dëshmuar se guerilja ka pasur rregull ushtarak, prokurorët kanë dështuar të nxjerrin përgjegjës sidomos komandantët e UÇK-së.

Task Forca Speciale për Hetime, nuk ka gjetur ndonjë pretendim të ri të pahetuar ndonjëherë për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Burime të gazetës kanë shpjeguar se të gjitha rastet që i ka aktualisht SITF, kanë qenë pjesë e hetimeve në një periudhë apo tjetër, ndonëse raporti i Dick Martyt për të cilin është ndërtuar Task Forca, pretendonte për krime të paketuara në Kosovë.

United Hospital

Këto rrethana kanë bërë që drafti i statutit të Tribunalit të kujdeset posaçërisht për adresimin e përgjegjësisë duke përsëritur ingerenca që tashmë i ka Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por edhe duke e futur një nen të veçantë për përgjegjësitë komanduese, duke e tejkaluar bazën legale mbi të cilën do të funksionojë Tribunali…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.