Hidromorava

Tribunali, rrënon drejtësinë e imazhin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në pjesën e dytë të intervistës dhënë për Gazetën Blic ka thënë se ai është kundër Tribunalit, që është paralajmëruar se do të krijohet për krime lufte në Kosovë. Ministri i Drejtësisë ka thënë se krijimi eventual i një tribunali të tillë, i cili mund ta ketë selinë e tij diku jashtë Kosovës, jo vetëm që do ta rrënoj sistemin e drejtësisë në Kosovë, por do ta rrënoj edhe vetë imazhin e Kosovës.

Megjithatë, ai është shprehur optimist se institucionet e Kosovës do t’i kenë argumentet e mjaftueshme që t’i bindin shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-të që të mos krijohet një tribunal i tillë jashtë juridiksionit të Kosovës. Kuçi thotë se EULEX-it do t’i vazhdohet mandati.

I dyti i ekzekutivit kosovar ka “polemizuar” edhe me deklaratën e ambasadores amerikane në Kosovë, Tracy Jackobson, sa i përket çështjes së presidentes, e cila kishte deklaruar se partitë duhet ta harrojnë postin e presidentit të shtetit, si pjesë ta pazareve politike. Por, Kuçi thotë se Presidentja ka punë me institucione e me parti, e jo ma ambasada.

United Hospital

“Unë kam shumë respekt për ambasadoren, por unë besoj se presidenti me Kuvend dhe me Gjykatë Kushtetuese i ka raportet, jo me ambasadë. Duhet ta respektojmë”, ka thënë Kuçi. Ai thotë se megjithatë, do ta respektojnë mandatin e plotë të presidentes.

Sipas tij, çdo president, ose çdo udhëheqës i ndonjë funksioni të rëndësishëm politik në Kosovë, nuk mund ta ushtroj atë nëse nuk e ka mbështetjen e PDK-ë dhe LDK-së.

Nënkryetari i PDK-së, thotë se zgjedhje mund të ketë edhe para muajit qershor. Ai thotë se skenari i zgjedhjeve të parakohshme do të shkojmë përmes shpërbërjes së Kuvendit, e jo sikurse më 2010, kur Thaçi e vetëshkarkoi vetën me mocion. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.