ARKATANA

Tribunali duhet të jetë një lloj gjykate e Kosovës me përfshirje të EULEX-it

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Diplomati britanik ka vlerësuar se mënyra e organizimit të Tribunalit vazhdon që të jetë çështje e ndërlikuar, mirëpo do të duhej të ishte një formë e gjykatës së Kosovës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ian Cliff, ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë me themelimin e funksionimin e Tribunalit, çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe transformimin e FSK-së në FAK – shkruan Koha Ditore.

Diplomati britanik ka vlerësuar se mënyra e organizimit të Tribunalit vazhdon që të jetë çështje e ndërlikuar, derisa për zgjedhjet e Serbisë ka thënë se është çështje e thjeshtë pasi që për këtë ekziston një model nga viti 2012, ndërkohë që kur ka folur për Forcat e Armatosura të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të jetë e kujdesshme me procesin, në mënyrë që të ruajë marrëdhëniet me NATO-n.

FIDANISHTJA

Cliff ka nënvizuar se pretendimet e Dick Martyt në lidhje me trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në ndonjë mënyrë meqë kjo është e domosdoshme për reputacionin afatgjatë të Kosovës.

“Se si do të bëhet kjo ende mbetet çështje e ndërlikuar. Parimi i parë i Mbretërisë së Bashkuar është që kjo çështje nuk duhet të kthehet te Kombet e Bashkuara. EULEX mund të merret me pretendimet, pasi e kemi Task Forcën që drejtohet nga prokurori Clint Williamson, që ka qenë dje këtu. Pra, nuk duhet të kthehemi në rrugën e OKB-së. Se si do të organizohet tribunali që duhet të ketë kredibilitet është një çështje e ndërlikuar. Personalisht mendoj se duhet të jetë një lloj gjykate e Kosovës, pasi që nuk ka gjykatë të BE-së dhe nuk duhet të jetë e OKB-së. Prandaj duhet të jetë një formë e gjykatës së Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.