FIDANISHTJA

Tribunali “bombë” e kurdisur

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pesëmbëdhjetë gjyqtarë të pavarur do të merren me rastet që do të dalin para Gjykatës së Tribunalit për krimet e kryera gjatë periudhës 1998-2000 në Kosovë.

Mësohet se jo më shumë se tre gjyqtarë ne listë mund të jenë pjesë e shtetit të njëjtë. Në draft-statutin e këtij Tribunali shkruan se dënimi me burg do të ekzekutohet në një shtet të përzgjedhur nga kryetari nga shtetet që kanë shprehur vullnetin e tyre të pranojnë personat e dënuar nga Tribunali.

Fundamenti

“Kushtet e burgosjes do të përcaktohen nga legjislacioni i shtetit ku zbatohet vendimi nën mbikëqyrjen e Tribunalit apo Marrëveshjes së arritur nëse është e zbatueshme për këtë qëllim. Shteti ku zbatohet vendimi do të jetë i obliguar nga kohëzgjatja e dënimit, në përputhje me nenin 40 të shtetit lidhur me faljen dhe uljen e dënimit”, shkruan në këtë dokument. (Zëri)