Fundamenti

Tri vërejtje/pakënaqësitë e mia për/me popullin që i takoj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sali Bytyçi – ​Me rastin e ditëlindjes. Individi nuk mund ta abstragojë veten nga vendi, koha dhe populli që ka lindur, edhe pse ai nuk e ka në dorë as vendin ku do të lindë, as kohën në të cilën lind, as popullin pjesëtar i të cilit i takon të jetë.

Këtë herë nuk dua të flas as për vendin ku kam lindur, as për kohën në të cilën kam lindur, po për popullin pjesëtar i të cilit më ka takuar të jem.

Si fëmijë po edhe si i ri, kam menduar se populli më i mirë në botë është populli im, ndaj kur jam përpjekur të bëj diçka, gjithnjë e kam bërë duke menduar që ky popull meriton më shumë se ajo që ka. Mbi të gjitha, meriton të vetëvendosë për fatin e tij, ta ndërtojë jetën në bazë të punës së tij, të vullnetit të tij dhe të vizionit të tij për jetën.

Fundamenti

Më vonë, edhe pse nuk jam dëshpëruar, e kam kuptuar që mendimi im është thjesht subjektiv…, nuk përkon me realitetin. Ndaj, tani, për popullin tim, të cilin vazhdoj ta dua edhe më tej, i kam tri vërejtje/pakënaqësi:

Vërejtja e parë/pakënaqësia e parë për popullin tim është për kujtesën e dobët që ka;
Vërejtja e dytë/pakënaqësia e dytë për popullin tim është për atë që, pothuaj, kurrë nuk bën statistikë për asgjë;
Vërejtja e tretë/pakënaqësia e tretë për popullin tim është se është popull ekstremist, në shekuj kalon nga njëri ekstrem në tjetrin pa ndjekur një rrugë normale.
(29 maj 2015)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.