Uji Dea

Tri rastësitë që shpëtuan shqiptarin dhe dy vajzat e tij më 11 shtator

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur dëgjova lajmin e parë për tragjedinë e “11 Shtatorit”, mendja më shkoi menjëherë te shqiptarët që punonin në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe për një shqiptar. Vallë, a do të kenë shpëtuar? Kjo ishte pyetja e parë që më lindi. Unë njihja tre prej tyre: Bardhyl Qukun, nënpresident i një kompanie investimesh, vajzën e tij Lorin si dhe Rrok Camajn, i cili pastronte xhamat e jashtëm të kateve më të larta të ndërtesës.

Fati i Rrok Camajt po atë ditë u mor vesh se Rroku ishte shpallur i humbur. Disa ditë nuk pati lajme për të. Pas disa ditësh u dha njoftimi për vdekjen e tij. Fatin e Rrokut e patën edhe dy shqiptarë të tjerë: Simon Dedvukaj e Mon Gjonbalaj të cilët atë kohë gjendeshin aty pranë. Ndërkaq, Bardhyl Quku, i cili e kishte zyrën në katin e 73-të të ndërtesës “World Trade Center” pati fat tjetër. Bardhyl Quku shpëton për shkak të vonesës në punë nuk ndodhej brenda në ndërtesë kur ngjau tragjedia. Ai e kishte zakon shpesh të shkonte në punë pas orës dhjetë. Bardhyli rrëfen për ngjarjet e asaj dite kështu: “Isha në qytetin Hoboken të Nju Xhersit duke shkuar në punë me tren kur dëgjova për aktin terrorist në ndërtesën e parë.

Fundamenti

Tymi dhe zjarri shihej qartë që atje. Pas disa minutash pamë sulmin në ndërtesën e dytë. Ne dolëm të gjithë nga treni dhe po shihnim tmerrin me sy. U përpoqa t’i telefonoja Daniellës, por lidhjet ishin bllokuar. Pas pak kohe mora vesh nga bashkëshortja se ajo kishte shpëtuar”. Më 23 shtator 2002, ai kaloi në zyrën e re në “2 Penn Plaza” në qendër të Manhattan- it, bashkë me dy vajzat, Lorin e Daniellën. “Puna në fillim këtu ka qenë shumë e vështirë. Humba gjithë dokumentacionin që pata në zyrën e vjetër. Gjithçka duhet të fillonte nga e para”, thotë ai. Lori dhe Daniella rrëfejnë tmerrin Edhe vajzat e tij, Lori dhe Daniella, qenë me fat. E para, atë ditë kishte shkuar te dentisti, ndërsa e dyta, kur mori vesh për sulmin në ndërtesën numër 1, nga kati 73 zbriti shkallët dhe doli jashtë. ”Unë isha në zyrë, kur dëgjova udhëzimet se të gjithë duhej të dilnim nga ndërtesa. Zbrita shkallët dhe kur arrita në katin e dyzetë, dëgjova njoftimin tjetër se të gjithë duhej të ktheheshim në vendet e punës, sepse nuk parashikohej ndonjë rrezik. Mirëpo, unë sikur e parandjeva se edhe këtu do të ndodhte ajo që ndodhi në ndërtesën e parë.

Me shumë mundim, dola nga ndërtesa tamam në kohën kur ajo u godit, – tregon Daniella, e cila sot punon në “2 Penn Plaza” në Nju Jork bashkë me babanë, Bardhylin. ”Unë njëkohësisht përjetova tmerrin, por dhe mrekullinë, sepse arrita me kohë t’i shpëtoja vdekjes”, thotë Daniella. Ajo filloi punën në zyrën e të atit para tri vjetësh. . Bardhyl Qukun, me profesion ndërmjetësues për investime (stock broker), e pata intervistuar për herë të parë në vitin 1995 në zyrën e tij në katin e 73- të kur ishte nënkryetar për investime në kompaninë “Dean Witter Discover”, anëtar i Klubit të Presidencës – çmimi më i lartë i kësaj kompanie, një punë që bazohet në gjetjen e aksioneve blerëse për klientët. Para se të fillonte këtë punë më 1967, Bardhyli punoi tri vjet si drejtor i punimeve në kompaninë ajrore “Pan Am” në Afrikë. Si njohës i shkëlqyer i teorisë së “stock market”-it, Bardhyl Quku ka mbajtur shumë seminare në kompani dhe në universitete të njohura të Amerikës si, IBM, AT & T, Exxon, Fordham University, St. John’s University, Harvard Business School, Neë York University etj. Pra, në farë mënyre Bardhyli është një shqiptar shumë i nderuar këtu. Është një nga ata që na bën të ndihemi krenarë. Bardhyl Quku ishte 5 vjeç kur u largua nga Shkodra. U lind më 1939, kur Shqipërinë e pushtoi Italia fashiste. Gjatë viteve 1944 – 49, bashkë me prindërit, vëllanë dhe motrën qëndroi në Itali prej nga emigroi në Amerikë. Babi i tij, kolonel Faik Quku, ishte kapiten i dytë i Ushtrisë Shqiptare në mbrojtjen e Shkodrës nga malazezët; i arsimuar në shkollat e larta ushtarake të Stambollit e të Parisit; përkrahës aktiv i qeverisë së Nolit më 1924 dhe luftëtar në mbrojtjen e Sirisë kundër Anglisë. /shekulli.al/