FIDANISHTJA

Tri poezi, Maja piramidash, poeti sedërmadh, shenjtori i blertë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Meti Rexhepi

MAJA PIRAMIDASH

-Zo ku i ka kullat ai Sylejman Aga,

-N`ato bjeshkë te retë e bardha

maja kontraste të forta luginat të mos ngrenë krye

thellësisht përulëse se skë ku i çon pos ngjitjeve ti shpie

por ashtu si gufuan

përmasat tuaja lartësuar mbi hiperbola

majë mprehtat të ftohtat piramida

lartësia juaj përzgjedh ajrin

reshjeve mbi ju dhe shirave ua ndërroni ngjyrat

përse mos të jenë të bardhë shirat

kureshtjet na i çoni në bujtina prej shtëllungash

të hapura për rrëshqitjet e pamatura

doemos duroni mbi vete jorganë të trashë

shkundet shpina juaj e pjerrtë

e ngopur e reshjet vjellin ortekë

*

nëpër stinë vizatoni plisat

të plotë e të grisur

sikurse në beteja porse një krenari e paepur

le të jetë shpifur

një butësi pas mjegullash të vardisura

krenaria e majave është gjakim për diç major

kur rrëshqet vetëdija rrëpirave të stihisë

kushedi ku mund të çahet çasti kënaqësia përgjakur

mençuria e zotërimit është t`i biesh rrotull

majave të parat dhe të fundit përballje

thyejnë shtrëngatat acareve dhe gurëzohen

mbi maja thikash festohet ngadhënjimi

që shikohen si mistere të dukshme

i krijoi qulli i vlimit e i ngriti aq lart mësymja

konikë për hapje hullish të kronikës

të gjitha moteve ua përjetësojnë ftohjen në matjet për ngjitje

*

nga llava e moçme shpërthyese

shqiponja e frymës si domosdo e ka krenarinë

çerdhen e lidhjes e ngrehu në kreshta

ajo e sheh tjerrjen avullore e pëlhurës

cakun e gjahut dhe pikturat naive luginës

ngre vërshëllimën zvarrë sikur një shall të zgjatur

malit të madh

dy më të vegjlit tej bashkës mjegullore

egoja gjallërimit i hedh mëshirën si glasën në hon

zogjtë hanë njëri-tjetrin

derisa t`i çahet zhgualli i hedhur i breshkës

njëri mbeti t`ia shijojë jetës të ëmblin fron

*

majë piramidash

ua vështrojmë madhështinë bukurinë e egër

ndoshta do të ishim dhe në çdofarë egërshanësh

nëse sdo ti lëshonim udhë pështymës së erës

gjakimin e prekjes suaj akëcili e shkëmbeu me gjak

dhe po të arrinte në atë majë Zoti e e madhërishmja nuk prekën

shih nuk arritën shtat ngjitjesh lisat e selvitë

porse nuk paska krenari të pathyeshme po nuk shkërmoq predhën

*

të thepisurat maja

korrikut e gushtit doemos do t`i bindeni

do t`ua djeg plisat

dhe Yll-zjarrti vetëm regjimin tuaj rrëzon

ai Zot i përflakur që tokën e merr si gruan

në vatrën e vet të mos ngrijë

nën këmbë t`i rrjedhin rrëke gurrë-bardhash

përrenjtë e malit si damarët e gjakut

t`i mbushin arteriet e lumenjve

pjellorinë e faqeve të tokës

ëndje t`u falin faqeve kozmetikën e ajrit

THONES, 1 prill 2024

POETI SEDËRMADH

Meti REXHEPI

Pohonte një Poet sedërmadh:

ç`janë lulet kundruall vargut tim margaritar

kam mijëra ngjyra të pazbërthyera

FIDANISHTJA

sikurse të luleve në harlisjet e lira

vetëm nuk po ua gjeja dot kodet e fshehura

se do t`i shpërfaqja më të bukura

por nuk t`i zbuluaka Enigma e Përsosjes së Bukurisë

vendndodhjet apo vend-ardhjet e mrekullisë

ai i sedrës të rëndë

vazhdës së pritje çeljes së Bukurisë

mes lulnajës së qëndisur

i rastisi një ditë e zisë

Gjilan, kallnor 2025

SHENJTORI I BLERTË

(Urtisë së Tij: Prend Buzhala)

Meti REXHEPI

Po të shoh Mik edhe përtej qenies sate

tashmë me bari rralluar mbi rradake

Ti gjen i patjetërsuar Ilirian

ngre reliev ndjenjash majave të thikë-përpjetme

ku ngjitesh t`i prapësosh djallëzitë tej altarit

i prirë nga mëtimi që t`i fërgosh ëndrrat

e t`ua shtrosh si shujta urie të uriturve për dije

si një shpirt dhunti fotosinteze

Shenjtor i Blertë

degët e zhveshura çdo stine ia veshe

gjithandej me vello nusërimi

dhimbshëm mëtoje t`ia herrësh gjembat ecjes së Bukurisë

dhe më joshe te Zotat indiferentë

t`ua lexosh profecitë

çfarë s`thanë

si nuk zbrisnin në Filozofinë Tënde të Dhimbjes

Zotin e përngjasoje edhe në trajtën e një gjarpri

mëshira Jote më e fortë se helmi i Zotit të atyre

po ta zhvishje e shihje se si ishte kurdisur

do ta torturonin lutësit e devotshëm

Ai Zot i tyre i sharë fëlliqur

pjekur në zjarrin e dogmave

*

Mik Miku

si e bartke një det urtie

shikimet shterpa nuk t`i shohin përmasat

dallgët përmbysëse anijesh

i frenoje përmes lutjesh të Orakujve në një Akademi Urtësie

e Zeusit ia cenoje të famshmen gjithë-shtrirje

secilit ndjekës tekanjoz që në hyrje

ia shtroje udhën e truallit me një masë rrëshire

çizmet jo doemos do t`i bindeshin kokës

të mos mbeteshin ngjitur baltës relikte tokës

*

Prend (m)iku

m`i kënda ngjitjet lartësive të relievit Tënd

por ku ta gjejë elikzirin e zilisë

gjerë e gjatë rrafshit shtrihet bimësi e ligësisë

dhe atje ku kundërmonte magjikja

metamorfozës prejardhjen i lypa

*

Grishesha t`i gjakoja fijet e arta të mendjes

t`i shpëtoja shqisat nga atmosfera e kastrimit

sikur lukuni e tërbuar trotuaresh vardiset vërdallë zilia

e piketoja atë reliev andej gardhiqeve të thashethemnajës

aty ku vetëm bletët vjelin polen

dhe i shmangur nga i sëmuri për mend

ai mëtonte t`i rriteshin brirët

si një demi turresh në arenë

*

Miku im Poet: përsiatjet të çuan në çdo shteg-shkrimi

por nuk të vrasin të gjitha kafshët me brirë instinkti

*

Të vret dhe një lëvdatë

e politesës së thatë

një rob i zier në shijen e robërisë

një rrafsh pa taban në kokë

një miell i bardhë i tretur në gotë çaji

i bluar prej hibridesh të një djalli

Thones, FRANCË, kallnor 2025

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.