ARKATANA

Tri klube pas Xhemajlit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tri klube dhe të tria të mëdha. Kështu është gjendja momentale e klubeve të interesuara për mesfushorin shqiptar të Napolit, Blerim Xhemajli. Janë Milan, Lazio e Fiorentina, skuadra këto të cilat duan të marrin shërbimet e Xhemajlit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. “Maratona e skuadrave nis me Milanin, vazhdon me Lazion, si dhe Fiorentinën, pa përmendur të tjerat me peshë më të vogël për nga rëndësia”, shkruan ‘ilsussidiario.net’.

UBT

Xhemajli është bashkëlojtar me Valon Behramin, i cili po ashtu ka gjasa që në verë të largohet në drejtim të ndonjë klubi tjetër.