Uji Dea

Tre vitias dhe një gjilanas të kërkuar nga Gjykata arrestohen dhe dërgohen në burgun e Lipjanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në katër raste të ndara policia ka arritur të arrestojë sipas urdhëresë së lëshuar nga Gjykata një shqiptarë në Gjilan dhe tre të tjerë në Viti. Që të katër të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të menjëhershme në burgun e Lipjanit.

Sipas policisë së Kosovës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar në Gjilan dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.

UBT

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Begunce të Vitisë dhe dy në rrugën “Adem Jashari” në Viti të cilët janë arrestuar sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit./rajonipress/