FIDANISHTJA

Tre pastrues natyralë fytyre që mund t’i përgatisni vetë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në vend që të blini larës fytyre të cilët asnjëherë nuk janë 100% të duhur për ju më mirë krijojini ato me produktet që keni në shtëpinë tuaj.

Provoni këto receta të thjeshta për pastrimin e fytyrës nga blogerët e njohur:

Vaji i kokosit: mund të eliminojë çdo shkëlqim që shfaqet në fund të ditës. Ai ka veti natyrale antibakteriale dhe antifungale, është një hidratues efektive.

Megjithatë, nëse keni lëkurë të prirur ndaj akneve, hiqni dorë nga vaji i kokosit, nëse nuk e dini që fytyra juaj mund ta tolerojë atë.

Mobi Casa

Uthulla e mollës mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve të peashit të lëkurës tuaj për të ndihmuar në zbutjen e çrregullimeve, parandalimin e poreve të bllokuara dhe mbajtjen e lëkurës që të bëhet tepër e thatë ose me shumë vaj.

Provoni: Toner natyral! Përzieni një lugë uthull molle me dy lugë ujë, dhe përziejini mirë, rekomandon “yummies.com.”

Aplikojeni në një fytyrë të pastër me një top pambuku. Pasi lëkura juaj të thahet, vendoseni hidratuesin tuaj të zakonshëm të përditshëm.Limon dhe mjaltë: Mjaltë dhe limoni së bashku janë një hidratues natyral, një kombinim i përsosur qetësues dhe pastrues fytyre natyral, shkruan living.

Mjalti është natyrisht antibakterial dhe plot me antioksidantë, të cilët parandalojnë aknet dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.Provoni: kombinoni dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji lëng limoni të freskët. Ngroheni në mes gishtërinjve tuaj, pastaj fërkoni fytyrën me të. Lëreni përzierjen derisa të jetë e thatë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.