Tre mashtrues përfundojnë në pranga, i katërti në arrati, falsifikuan dokumentet e një prone
Gjilan – Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si mashtrim e falsifikim të dokumenteve./rajonipress/