RCCOLA

Tre autorë në antologjinë e prozës jugosllave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Brenda saj do të paraqiten nga 2 autorë bashkëkohorë të gjashtë republikave dhe dy krahinave të bashkimit të dikurshëm jugosllav. Bëhet fjalë për përmbledhjen “Antologjia e prozës së shkurtër jugosllave” (YU anthology of short stories ) e cila do të prezantojë tregime të shkurtra në gjuhën amtare të autorëve dhe atë angleze.

Tre gazetarë nga Kosova kanë hyrën në rrethin e ngushtë për tu përzgjedhur në mesin e autorëve të këtyre tregimeve. Ajo çka dihet sigurt është se gazeta “Zëri” do të ketë së paku 2 ish-gazetarë e redaktorë të saj që do jenë pjesë e përmbledhjes “Antologjia e prozës së shkurtër jugosllave”. Ragip Sylaj, Gjergj Filipaj dhe Idro Seferi në një periudhë të karrierës së tyre në gazetari kanë qenë pjesë e redaksisë së gazetës “Zëri”, ndërsa tani janë treshja e nominuar për të qenë pjesë e përmbledhjes në fjalë.

Autori Gjergj Filipaj thotë se ka punuar që moti në një zhanër tregimesh realiste.

“Ka pothuajse një vit që jam duke shkruar tregime të shkurtra të cila deri tani i kam realizuar përmes ngjarjeve që kanë ndodhur në realitet. Pra kam përdor ngjarjet e përditshme që i ndodhin ose mund ti ndodhin çdo personi në rruzullin tokësor” thotë Filipaj, një nga tre autorët e nominuar. Vetëm dy do të publikohen në përmbledhje, ndërsa vendimi do të merret me datë 25 janar. Ragip Sylaj ka zgjedhur periudhën e okupimit dhe lidhjen me realitetin e pasluftës, si pasqyrim në dy tregimet me të cilat ka konkurruar në projekt.

Mobi Casa

“Janë tregime moderne të paraqitura me një figuracion karakteristik dhe në mënyrë stilistike. Janë të rrëfyera nga një zë real dhe i kohës, por janë moderne” thotë Sylaj për gazetën. Gjithçka është projekt i shtëpisë botuese “Scriptio” nga Ljublana, e cila po përgatit botimin e kësaj proze në një format të veçantë.

“Qëllimi ynë është promovimi nëpër botë i autorëve bashkëkohorë që shkruajnë tregime të shkurtra e që vijnë nga hapësira e ish- Jugosllavisë, kurse projekti është jo-fitimprurës. Andaj edhe pjesëmarrja në konkurs është vullnetare. Autorëve të botuar në këtë përmbledhje iu takojnë falas nga 10 kopje të librit” thonë nga shtëpia botuese “Scriptio”.

Përmbledhja do të shpërndahet nëpër libraritë dhe bibliotekat e shteteve pjesëmarrëse: Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja-Hercegovina, Vojvodina, Kroacia si dhe nëpër shoqëritë e emigrantëve anembanë botës. Nga autorët serbë në libër do të botohen Jelena Lengold dhe Vladan Radoman, nga Sllovenia Miha Mazzini dhe Zuzanna G. Kraskova, nga Maqedonia Suzana Đorđievska dhe Zharko Kijundžiski.(zeri)