Hidromorava

Trashëgimia kulturore e Kamenicës dhe rekomandimet e Dardanapress

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Organizata Jo – qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit.

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, Rregullimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, Përcaktimi i personave për mirëmbajtjen e monumenteve, Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, Shndërrimi i disa objekteve në bujtina me qëllim të rritjes së vizitorëve, Shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre, Ndalja e degradimit të monumenteve të trashësisë kulturore, Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, Hapja një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, Vazhdimi i gërmimeve në kalanë e Kolinës, Vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, Formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, Ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, Caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, Organizimi i vizitave monumenteve të trashëgimisë kulturore, Organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, Vetëdijesimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve.

UBT

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete, zyrtar nga zyra e kryetarit të komunës, zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.