Uji Dea

Ligji i KPM-së konsiderohet i dëmshëm për mediumet që punojnë lirshëm në Kosovë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave ka sjellë frikë te mediat shqiptare dhe serbe dhe se jep autorizime strukturave politike në vend.

Kështu u tha në debatin publik me temën “Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave: Rregullim apo kërcënim për lirinë e medias?”, të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutim, u kritikua edhe “heshtja” e presidentes Vjosa Osmani karshi këtij Ligji, për të cilën thanë se është i dëmshëm për mediumet që punojnë lirshëm.

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se me këtë ligj po zvogëlohet pluraliteti medial i Kosovës.

“Brenga jonë është që me këtë ligj po provohet që të zvogëlohet pluraliteti medial në Kosovë, që është një gjë që Kosova mund të ndjehet krenare sidomos për mediat në gjuhën shqipe kanë një pluralitet të jashtëzakonshëm”, tha Rexha.

Ai tutje tregoi se lidhur me këtë çështje është e njoftuar edhe Presidentja Osmani.

“I kemi bërë thirrje Presidentes se Kosovës, Vjosa Osmani e që për një qëndrim keqardhjesh ajo nuk e ka thënë asnjë fjale lidhur me ligjin e KPM”, tha Rexha.

UBT

Kryetarja e Shoqatës së Asociacionit të Gazetarëve serb në Kosovë, Ivana Vanovac u shpreh se paqartësia e këtij ligji ka sjellë frikë te mediat serbe.

“Mosnjohja dhe paqartësia ligjore është arsyeja për frike. Ky ligj nuk është i mirë për asnjë medium që punon lirshëm. Ky ligj i jep autorizime strukturave politike. Kur flasim për mediat tona, unë kam paraqitur disa pika që kemi vështirësi. E para është për lirinë e mediave e lirinë e shtypit. Pika e dytë konkretizimi jo i duhur ligjor në atë pjesë që nënkupton gjobat financiare dhe pika e tretë se çfarë nënkupton kjo pikë e ligjit, a nënkupton kjo që mediat nuk mund të funksionojnë dhe të veprojnë”, shtoi ajo.

Ardita Zejnullahu, kryetare e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK), tha se ky ligj do te ndikojë në implementimin e ligjit dhe pavarësinë e rregullatorit.

“Ligji i cili është miratuar, unë konsideroj qe ka me ndiku shumë me problemet e mëdha në implementim të ligjit dhe në pavarësinë e rregullatorit. Janë çështja e regjistrimit te mediave online dhe pjesa tjetër se ka paqartësi ne regjistrim. Pjesa tjetër ka të bëjë me çështjen e rritjes së numrit të anëtareve të KMP, d.m.th ajo që ka ndodhë me këtë ligj është që është ulur niveli i kualitetit të ligjit.”, tha ajo.

Miratimi i Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur për Media, që veç tjerash synon rregullimin e mediave online, ka ngjallur reagimin e organizatave e gazetarëve në Kosovë dhe Evropë.

Kundërshtime pati edhe nga BE-ja, OSBE-ja e Këshilli i Evropës. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës insiston se ka përpiluar një ligj të drejtë në linjë me standardet evropiane.

Ky ligj mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.