Mobi Casa

Transparenca dhe monitorimi garancë e suksesit të Devolli Cooporation

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësues të Devolli Coorporation vizituan Oden Ekonomike të Kosovës udhëhequr nga Ismet Bojku CEO me bashkëpunëtorë dhe u takuan me Kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale ekonomike në Kosovë dhe për ambientin biznesor për ndërmarrësit vendore. “Jemi dëshmitar të disa presioneve përballë bizneseve vendore që nuk është në harmoni me pretendimet Institucionale për të tërhequr investimet e huaja. E tëra kjo është një breng e cila dua të besojë së shpejti do të tejkalohet dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i orientuar drejtë sektorit privat si gjenerues më i madh i vendeve të reja të punës, përmirësimit të bilancit të pagesave dhe qëndrueshmërisë sociale por në të njëjtën kohë edhe absorbues i investimeve të huaja”, theksoi Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

UBT

Përfaqësuesit e Devolli Cooporation mirëpriten vendimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës për një Komision hetimor në lidhje me procesin e privatizimit të ndërmarrjes Amortizatorët duke u bazuar në përmbushje të gjitha kërkesave ligjore bazuar në transparence dhe mbështetje në forcat vendore.

E vetmja gjë që e dëmton rëndësinë e këtij komisioni, sipas tyre, është gjuha e përdorur në Parlament, një gjuhë anti-ekonomike, anti-investitorë dhe në veçanti devalvim i vlerës së ndërmarrësit kosovar. /Telegrafi/