Fundamenti

Trajnohen këshilltarët komunal në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat në vendimmarrje komunale dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur trajnimin një-ditor me këshilltarët e kuvendit komunal ,mbi rolin dhe detyrat e Këshilltarëve.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat në vendimmarrje komunale dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç, ne trajnimin e organizuar me përfshirjen e Organizatave të Shoqërisë Civile, medieve lokale dhe këshilltarëve komunal për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat e kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.

FITORJA

Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës se këshilltarëve komunal lidhur me proceset vendimmarrëse ne nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve te ofruara gjatë trajnimeve si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve deri në përfundim të mandatit.

Ne këtë trajnim përveç këshilltarëve komunal kanë marrë pjesë anëtar te shoqërisë civile, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,media lokale.

Ky projekt është i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i përkrahur nga: IKS, Lens dhe FES dhe zbatuar nga DardaPress./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.