Trajnohen grat e Kllokotit për aftësim në veprimtari bujqësore

/ 2 minuta lexim

Kllokot – Organizuar nga OJQ”SHE-ERA” me seli Gjakovë në Klllokot është duke u mbajtur trajnimi disaditor i cili ka për qëllim kyçjen e grave të kësaj komune në marrjen me veprimtari bujqësore dhe ndërmarrëse .

Sipas fjalëve të Vjollca Salihut, përfaqësuese e Shoqatës së grave sipërmarrëse “SHE-ERA” qëllimi i këtij aftësimi është pjesëmarrja e gjinisë femërore të kësaj komune në aftësim për tu marrë me veprimtari bujqësore fitimprurëse .

Mobi Casa

Ajo thekson se është shumë e kënaqur me pjesëmarrjen e grave të kësaj komune në këtë trajnim si dhe interesimit të tyre për të mësuar .

E për Ardita Fejzën nga fshati Mogillë e kësaj komune, që është në mesin e 20 grave pjesëmarrëse të këtij trajnimi të dy komuniteteve shqiptare dhe serbe ky trajnim për të është e një rëndësie të veçante sepse në të ardhmen planifikon që të nis afarizëm vetjak dhe shpreson shumë se do të ketë sukses në krijimin e të ardhurave për familje me biznesin që do ta fillon. /rajonipress/