GRANDEMALL

Trajnohen Anëtarët e Kuvendit Komunal mbi rolin dhe detyrat e Kuvendarëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje” në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka mbajtur trajnimin një-ditor mbi rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Ne këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Liridon Kastrati, Këshilltarëve Komunal kanë marrë pjesë edhe Anëtarët e Handikosit, Zyra e Komuniteteve, Grupi Joformal i Grave, Shoqëria Civile, Media Lokale.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me Anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal në vendimmarrje komunale, Legjislacioni në fuqi, Ligji i Vetëqeverisjes Lokale si dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç në trajnimin e organizuar me përfshirjen e Këshilltarëve Komunal, Grupeve të Margjinalizuara, Organizatave të Shoqërisë Civile, Medieve Lokale për të parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat e Kuvendit Komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.

Mobi Casa

Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës të Anëtarëve të Kuvendit Komunal lidhur me proceset vendim-marrëse në nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve të ofruara gjatë trajnimit si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.