Torino pas Gashit
Pas Lazios, Fiorentinës dhe Veronas për Shkwlzen Gashin ka lwvziur edhe Torino.Klubi Granata dëshiron të bëjë disa përforcime në janar dhe një ndër të përzgjedhurit e drejtuesve të Torinos është pikërisht Gashi.
Trajneri Ventura shikon te 27-vjeçari i kombëtares kuqezi lojtarin ideal për të kompletuar krahët e sulmit dhe sipas asaj që publikon faqja zvicerane Fussballinfos.ch, Torino ka gati një ofertë prej 4 milionë eurosh për të bindur Baselin që të lejojë largimin e Gashit.
Edhe pse është shpallur golashënuesi më i mirë në dy sezonet e fundit të Superligës zvicerane, ish sulmuesi i Grasshopperit, nuk preferohet nga trajneri aktual i Baselit Urs Fischer duke e lënë shumë shpesh në tribunë.
Edhe De Biasi i ka thënë lojtarit të ndryshojë mjedis për ta pasur të sigurt vendin për në Euro 2016.


