UBT

Topaloğlu interesohet për kalimet ilegale në brezin kufitar me Maqedoninë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Koloneli turk Zorlu Topaloğlu në takimin me Sokol Halitin mes tjerash është interesuar edhe sigurinë në brezin kufitar me Maqedoninë dhe kalimet ilegale, prerjen e pyjeve dhe për gjendjen momentale të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të komunës së Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot komandantin e detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topaloğlu, në një takim me karakter njohës, ku është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme.

Kryetari Haliti, pasi i falënderoi për vizitën, uroi ushtarakët e KFOR-it për misionin e tyre në Kosovë. “Bashkëpunimi i im me KFOR-in, ka qenë gjithmonë i mirë dhe i tillë do të vazhdoj të mbetet. Shprehi falënderime policisë, së Kosovës, KFOR-it dhe gjithë mekanizmave që i kontribuojnë gjendjes stabile të sigurisë në komunën tonë ”, tha mes tjerash Haliti dhe vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me njësinë e KFOR-it, LMT në Viti.

Po ashtu Haliti e ka njoftuar ushtarakun turk me rrjedhat e përgjithshme në komunën e Vitisë, si dhe me problemet me të cilat përballet kjo komunë.

Nga ana tjetër, koloneli turk, Topaloğlu, e uroi kryetarin Haliti, për postin e të parit të komunës, duke i dëshiruar suksese në punë.

Mobi Casa

Duke folur për rolin e KFOR-it në Kosovës në fushën e sigurisë së përgjithshme, koloneli Topaloğlu, vlerësoi lartë edhe të arriturat e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Mes tjerash ai u interesua edhe sigurinë në brezin kufitar me Maqedoninë dhe kalimet ilegale, prerjen e pyjeve dhe për gjendjen momentale të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të komunës së Vitisë.

Ndërsa për aspektin e sigurisë në komunën e Vitisë, atë e njoftoi toger Xhafer Rexhepi ushtrues i detyrës së komandantit të Policinë e Kosovës në Viti, i cili tha se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Institucionet komunale, KFOR-in, Gjykatat, drejtoritë komunale dhe se do të vazhdojnë një bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kurse për përbërjen e Kuvendit, komitetet dhe zhvillimet në këtë organ, mysafirët u njoftuan nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira./rajonipress/