UBT

“Thimi Mitko” shënon festën e Abetares

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shkolla fillore “Thimi Mitko” ka shënuar sot festën e abetares, ku kanë marrë pjesë të gjithë nxënësit e klasës së parë të kësaj shkolle. Loja dhe vallëzimi ishin përsëri ato që fëmijët kanë shfaqur para prindërve dhe qytetarëve që ishin mbledhur para teatrit, për të kremtuar këtë festë.

Me këtë rast zv.drejtoresha Florina Qamili, pasi u ka uruar nxënësve të klasës së parë për këtë hap të rëndësishëm e të domosdoshëm të arritur në dituri, atyre u ka thënë se rrugët e botës për ta tashmë janë hapur me përfundimin e abetares dhe mësimit të shkronjave, të cilat janë elementi bazë i proceseve në vazhdim. Ky sukses i sotëm është bërë falë një përkushtimi të vazhdueshëm të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, për një mësim elementar.

Fundamenti

Qamili uroi nxënësit që edhe më me ngulm të punojnë në arritjet e tyre shkollore, shkencore dhe intelektuale. “Ju duhet që tash e tutje edhe më fuqishëm të punoni e të mësoni, sepse ju do të jeni gjenerata e cila do të udhëhiqni me vendin, e ajo udhëheqje gjithsesi që do të jetë më e mirë se tani”, potencoi ajo ndër të tjera .

Ndryshe në këtë aktivitet të mbajtur para teatrit të qytetit kanë marrë pjesë nxënësit e klasave të para të sh.f. “Thimi Mitko”, prind si dhe shumë qytetarë të rastit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.