Fundamenti

Themelohet në Turqi dega e “Çamërisë” me shqiptarët e dëbuar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, Shoqatën për Kulturë dhe Bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e Shoqatës Çamëria.

Në takimin ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të Çamërisë të vendosur me banim në qytetin e Izmirit merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryetari i shoqatës “Çamëria”, njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, Ardian Tana, ish-kryetari i kësaj Shoqate, Servet Mehmeti, si edhe deputeti i Partisë për Drejtësi të Turqisë, njëherazi dhe kryetar i shoqatës së parlamentarëve Turqi- Shqipëri, zoti Rifat Sait, me origjinë shqiptare nga Drenica e Kosovës.

Mobi Casa

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e Çamërisë takohen pas 90 vjetësh dhe kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën.

Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës Çamëria në një qytet si Izmiri në Turqi, ku jetojnë mijëra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve jo vetëm të Çamërisë për të ruajtur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar.