FITORJA

The Washington Post: Kryeministri i Kosovës refuzon përsëri të dëshmojë në zyrën e prokurorit për një rast korrupsioni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kështu titullohet shkrimi i gazetës The Washington Post, i bazuar në raportimin e agjencisë Associated Press, rreth refuzimit të sotëm të Kryeministrit Albin Kurti për t’iu përgjigjur urdhrit të Gjykatës për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar sërish të shkojë në Prokurorinë Speciale që e kishte thirrur si dëshmitar në një rast të dyshuar për korrupsion të rezervave shtetërore, nis raportimi i prestigjiozes dhe Washington Post.

Kurti, i cili u thirr për herë të parë në dhjetor dhe refuzoi, në vend të kësaj ka thënë se mund ta marrin dëshminë e tij në zyrën e tij. Ai nuk është i akuzuar në këtë rast por janë zyrtarë të tjerë. Pak detaje janë bërë publike, vijon shkrimi.

GRANDEMALL

Si rëndom, kryeministri Kurti edhe sot ka sulmuar prokurorinë duke e cilësuar këtë të fundit si “të njëanshme” dhe “passive”.

Kurti në akuzat e tij ndaj prokurorisë ka deklaruar se e njëjta me shumë e lufton qeverinë se sa krimin e korrupsionin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.