Eko Higjiena

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave – mëngjeset me mjegull

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë Kësaj jave priten rritje e ndjeshme e temperaturave duke sjellë një mot më të ngrohtë, por cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët, andaj rekomandohen që personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull.

Në orët e mëngjesit, do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane, gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit.

E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi.

E martë – Mot i ngjashëm me ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

ARKATANA

E mërkurë – Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

E enjte – Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 10-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte – Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 metër për sekondë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.