“Te ajo letër erdhëm pasi s’po mundemi të konstituojmë Kuvendin”, Murati flet për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut

Deputeti Hekuran Murati tha se te letra e Albin Kurtit ndaj Lumir Abdixhikut për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës erdhi si pasojë e pamundësisë së LVV-së që t’i ketë numrat për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
“Çështja e ftesës dhe ftesave për bashkëpunim ekziston edhe ne vazhdimisht jemi të hapur për bashkëpunim ku ka pasur edhe deputet të LDK-së të cilët kanë thënë për të pasur një bashkëpunim për konstituimin e Kuvendit e fundit ku po ashtu është edhe kërkesa të cilen i ka bërë edhe kryeministri Kurti kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku për një bashkëpunim politik në mënyrën se si ata po e shohin apo në mënyra të tjera që të kemi një Kuvend ”, është shprehur Murati.
Tutje po ashtu ai është shprehur se kjo kërkesë ka ardhur pasi që LVV-ja nuk ka interesim që të vazhdohet me këtë situatë, por siç tha ai, të ofrohet mundësi për zhbllokim.
“Nëse letra është publiku, besoj që mund të shihni qartë pse janë ftuar. Te ftesa kemi ardhur që në pamundësi të konstituim të Kuvendit, atë që e kam quajtur, koalicioni konstituiv. Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë këtë situatë, po ofrojmë mundësi për zhbllokim. Ne jemi të interesuar të zhbllokojmë procesin”, është shprehur ai.