“The Guardian”: Shpend Ahmeti, kryetari më trim në kontinent

Kur bie zilja e telefonit në zyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kjo zakonisht do të thotë se doli një krizë e re, apo se një e vjetër u përkeqësua. Dhe, telefoni cingëron tërë kohën, shkruan Julian Borger për ditoren britanike Guardian.
“Shpend Ahmeti është në këtë post për më pak se pesë muaj dhe ka kaluar shumicën e asaj kohe me telefonin e tij celular të varur për veshi, duke luftuar me zjarrin – kryesisht figurativ, por herë pas here literal”, shkruan Borger.
“Ekonomisti trup madh i shkolluar në Harvard është duke u përpjekur që të sjellë qeverisje të pastër e racionale në qytetin më të korruptuar të shtetit më të korruptuar në Evropë, duke u bërë kështu kryetari më trim në kontinent”.
Më tej shkruan se, një nga vepra e tij e parë që ai kur mori detyrën ishte që vendosi makinën në ankand, makinën zyrtare luksoze e paraardhësit të tij , një Audi Q7 .
Shpend Ahmeti udhëton me autobus çdo mëngjes në punë . Shpesh ai vetëm ecën nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u ndaluar dhe duke marr lavdërime nga qytetarër për punën që po bën.