GRANDEMALL

Thaçi:”Korrigjimi i kufijve eviton ndarjen e Kosovës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, ka thënë se korrigjimi i kufijve me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, mund t’i hapë rrugë dy shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Defenitivisht tani është koha e duhur për të korrigjuar kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë afërsisht 400 kilometra”, ka thënë Thaçi, transmeton “Zeri.info”.

Sipas tij, korrigjimi i kufijve do të ndihmojë në evitimin problemeve ndëretnike, apo krijimin e ndonjë lloji të autonomisë siç është Republika Serbe në Bosnje.

Uji Dea

“Korrigjimi i kufijve, definitivisht eviton ndarjen e Kosovës, ndërrimin e territoreve, eviton problemet, krizat dhe ndonjë mundësi për luftë të re”, ka shtuar ai.

Thaçi është shprehur i bindur në këtë intervistë për Reuters se Perëndimi do të mbështes çdo marrëveshje ndërmjet tij dhe Vuçiqit, që pritet të ndodh deri në shkurt të vitit 2019.

“Nëse palët pajtohen në këtë proces dhe arrijnë një marrëveshje, BE-ja dhe SHBA-të do të mbështesin çdo marrëveshje në korrigjimin e kufijve”, ka shtuar ai. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.