Fundamenti

Thaçi: Unë, kryeministër deri më 2018

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

I pyetur se a do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës edhe në mandatin e ardhshëm, Thaçi thotë se është lideri i parë që para qytetarëve ka dalë me program e qëllim. “Jam nominuar më 2007 dhe qytetarët i kanë besuar vizionit tim, si më 2010 kur edhe në Konventën e PDK-së e fitova besimin. U jam mirënjohës qytetarëve që kanë respektuar transparencën dhe vizionin tim. Është mirë që ka kandidatë tjerë nga partitë tjerë. Unë jam kryeministër, do të jem edhe gjatë zgjedhjeve, si dhe pas zgjedhjeve të vitit 2014”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Debat të RTK-së thotë se pret që reforma zgjedhore të përfundojë në mars të këtij viti.

“Viti 2014 është vit elektoral. Jemi dakorduar që reforma të kryhet në mars, bashkë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Do t’i diskutojmë hapat e mëtejshëm: ftesa për vëzhguesit evropianë dhe nga SHBA-të, konsultimi i gjerë me spektrin politik…. Data do të caktohet nga takimi i përbashkët. Preferencë e LDK-së është qershori, por ka preferenca edhe nga parti tjera”, thotë Thaçi.

Sipas tij, nuk do të ketë reformë të thellë zgjedhore, se periudha kohore është e shkurt.

“Por, shpresoj se sa i përket listës zgjedhore, ka konsensus. Pastaj që fushata të mos zgjat 30 ditë po 14 ditë, që të kemi ma pak shpenzime dhe që qytetarët të mos lodhen. Do të diskutohet edhe për votimin e kushtëzuar të diasporës dhe çështjet që lidhen me aspektin teknik dhe organizativ. Kam besim që në mars do ta përmbyllim me sukses këtë”.

Thaçi thotë se ka shënuar suksese të mëdha në aspektin ekonomik të Kosovës.

“Kemi arritur që të ulim papunësinë. Ishte 45 e ra në 30. Kemi bërë shumë investime: investime në infrastrukturë, edukim e shëndetësi. Është krijuar klimë më e mirë për biznesin e vogël e të mesëm, që kanë krijuar vende të reja të punës”.

Kryeministri i Kosovës thotë se nuk duhet të harrojmë që e kemi fituar lirinë dhe pavarësinë të fundit në rajon.

ARKATANA

“Një shekull e kemi pasë Serbinë, që nuk na ka lënë me qu kryet e lëre më mëndu për zhvillim. Prandaj, ata që kanë menduar se bëhet mrekullia ekonomike, ata kanë gabuar”.

Thaçi thotë se ka rritur dy herë pagat dhe se do t’i rris edhe nga prilli i këtij viti. Sipas tij, gjatë qeverisjes së tij është rritur mirëqenin e qytetarëve.

“Të gjithë na japin merita për suksesin. Nëse e mohojmë suksesin, e mohojmë veten, sepse është bërë punë e madhe”.

I pyetur se a do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës edhe në mandatin e ardhshëm, Thaçi thotë se është lideri i parë që para qytetarëve ka dalë me program e qëllim.

“Jam nominuar më 2007 dhe qytetarët i kanë besuar vizionit tim, si më 2010 kur edhe në Konventën e PDK-së e fitova besimin. U jam mirënjohës qytetarëve që kanë respektuar transparencën dhe vizionin tim. Është mirë që ka kandidatë tjerë nga partitë tjerë. Unë jam kryeministër, do të jem edhe gjatë zgjedhjeve, si dhe pas zgjedhjeve të vitit 2014”, ka thënë Thaçi.

I pyetur për vendimin e Fatmir Limajt që të mos më pjesë e PDK-së, ai theksoi se respekton vullnetin e secilit për orientimin dhe ndërrimin e drejtimit të tij.

“Nuk kam koment tjetër, pos që do të jemi fitues të vitit 2014. Dhe, e them këtë me bindje të plotë”.

Ndërkaq, i pyetur për raportet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, Thaçi thekson: “Sot ishim në koktel të ftuar nga presidentja dhe diskutuam për gjëra aktuale. Opinioni politik nuk ndikon te raportet e mia njerëzore me të tjerët”./Telegrafi/