Uji Dea

Thaçi thotë se nuk do të jetë president që e përçan popullin, por që e unifikon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se të bëhej kryetar shteti, nuk ishte ambicie apo ëndërr jetësore. Sipas tij, të zgjedhurit president është diçka që erdhi natyrshëm.

Këtë koment e bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku ndër të tjerash tha se të bëhej president, e kishte pasur shansin të zgjidhej edhe disa herë të tjera.

“Nuk ka qenë ndonjë ëndërr të bëhem president. Nuk e kam pasur as ambicie e as dëshirë jetësore. Ka qenë proces demokratik. Kam kaluar në procese të ndryshme politike që nga viti 1999 si një prej liderëve studentorë e më pas në themelimin e UÇK-së. Kam pasur mundësi që të zgjidhem 2-3 herë si president i vendit. Kam mundur të bëhem kryetar edhe në vitin 2007 e edhe në vitin 1010. Kishte ardhur koha që të jem president. Kishte ardhur koha që të kaloj nga përgjegjësitë ekzekutive në ato presidenciale”, ka thënë ai.

Hidromorava

Thaçi deklaron se nuk do të jetë një president që përçan popullin, por një president që e unifikon.

“Kam marrë urime nga të gjithë njerëzit e sferës politike – me përjashtime të vogla. Me marrjen e përgjegjësisë do të vazhdoj të luaj rolin unifikues. Në asnjë vend të botës president nuk merr 100 për qind të votave, e një gjë e tillë s’duhet të pretendohet as në Kosovë. Nuk do t’i ndaj qytetarët për nga ideologjia, as për nga religjioni e as për nga përkatësia politike”, ka shtuar Thaçi. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.