FIDANISHTJA

Thaçi: Reforma zgjedhore të përfundojë në shkurt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar partitë politike që pas mungesës së konsensusit për ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për komunitete në Kosovë, siç është shprehur ai, të arrihet marrëveshje në disa çështje sa i përket reformës zgjedhore, duke kërkuar që ky proces të përfundojë në fillim të muajit të ardhshëm.

“Pas mungesës së konsensusit të domosdoshëm për ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për komunitete në Kosovë, ftoj spektrin politik të Kosovës që t’i bëjmë reformat e nevojshme zgjedhore që garantojnë proces fer, transparent, demokratik dhe respektim të vullnetit të qytetarëve, si dhe të plotësojmë pritjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar kryeministri Thaçi në rrjetin social Facebook.

Lideri i PDK-së u ka bërë thirrje partive politike që t’i bëjnë marrëveshje politike mes subjekteve për të shkuar në zgjedhje dhe për të kryer reformën në pjesën e parë të muajit shkurt.

Mobi Casa

Thaçi ka kërkuar ndryshime ligjore të cilat nuk janë të mundshme pa e prekur Kushtetutën përsëri. Ai ka thënë se pasi s’ka pajtim për hapjen e Kushtetutës, atëherë duhet të preken ligjet në disa pika.

“Në këtë drejtim, tani na mbetet t’i bëjmë reformat e nevojshme ligjore, që prekin ligjin për zgjedhjet nacionale në disa fusha, për të cilat pres të arrijmë konsensus politik, por edhe aprovimin në Kuvendin e Kosovës, si: – Përcaktimi i kohëzgjatjes së fushatës elektorale,
– Përcaktimi i numrit të kandidatëve në listat zgjedhore,
– Përcaktimi i pragut zgjedhor,
– Përcaktimi i të drejtës për votim me kusht dhe çështje tjera të rëndësisë së përbashkët të të gjithë spektrit politik. Ftoj spektrin politik që këto ndryshime t’i bëjmë në afatin e parë të mundshëm, në pjesë e parë të muajit shkurt”, ka shkruar Thaçi në Facebook, duke shtuar se PDK-ja shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje në debate si dhe vullnet për arritjen e konsensusit politik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.