KKVITI

Thaçi president rrënon kredibilitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i PDK-sëmund të jetë njëri nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale.

Spahiu: Mospërmbushja e marrëveshjes-kontratë për pozitën e presidentit sjell një destabilitet të ri

“Kosova do të hynte në rrugë qorre, nëse Gjykata Speciale do të merrte si të dyshuar Hashim Thaçin. Do të ishte përfundimisht edhe fundi i PDK-së dhe karrierës së tij politike, por edhe fundi i të gjithë përfituesve në kurriz të Thaçit, e që shumë pakurrizorë, përkthyes të tij, tash ministra e ambasadorë e gjithçka, kanë përfituar nën emrin e tij”, u shpreh analisti Burjani

ARKATANA

Marrëveshja kontratë në mes të PDK-së dhe LDK-së për koalicionin qeverisës, që për president të radhës, në mars të vitit që vjen, të zgjidhet kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është vlerësuar në vazhdimësi nga analistët politikë edhe opozita si një marrëveshje jodemokratike dhe tepër e rrezikshme për stabilitetin dhe funksionalitetin e institucioneve të shtetit.

Fillimisht kjo është parë si marrëveshje joserioze, për faktin se zgjedhjen e Thaçit president e vë në pikëpyetje brishtësia e koalicionit qeverisës, mospajtimi i shumë deputetëve të LDK-së për ta votuar Thaçin për president, derisa edhe dyshimet që janë për rolin e tij në kohën e luftës, përfshirja e tij në raportin e Dick Marty-t dhe ngritja eventuale e akuzës nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale mund të vijnë si një tërmet që mund të shembë me themel kredibilitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. “Kosova do të hynte në rrugë qorre, nëse Gjykata Speciale do të merrte si të dyshuar Hashim Thaçin. Do të ishte përfundimisht edhe fundi i PDK-së dhe karrierës së tij politike, por edhe fundi i të gjithë përfituesve në kurriz të Thaçit, e që shumë pakurrizorë, përkthyes të tij, tash ministra e ambasadorë e gjithçka, kanë përfituar nën emrin e tij dhe rolin e tij politik në vend. Kjo do të ishte katastrofë edhe për militantët e kësaj partie, sepse ata do të ndërroheshin prej fillimi deri në fund në një qeverisje të re të vendit, pra edhe do të humbnin”, thotë analisti Blerim Burjani./kosova sot/